Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

2026/06/13 at 11:42 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

Mbi 1.400 vepra penale dhe 247 persona janë arrestuar ose ndaluar përgjatë muajit maj dhe dy javëve të para të qershorit. Është ky bilanci i bërë publik nga drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba, në një konferencë për shtyp, sipas gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore kundër kriminalitetit.


“Gjatë muajit maj janë evidentuar 1436 raste të veprave penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 1331, ose 92.6%. Për këto vepra penale janë identifikuar 1376 autorë të dyshuar, nga të cilët 247 janë vënë në pranga (arrestuar ose ndaluar), 1055 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë shpallur në kërkim. Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit, call-centerave, prostitucionit, krimeve ndaj personit dhe pronës etj.”, njoftoi drejtori Torba.

Ndër operacionet më të rëndësishme ai përmendi 4 fazat e operacionit “Zonat”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Në kuadër të operacioneve kundër shpërndarjes së drogës janë sekuestruar mbi 2.7 kilogramë kokainë dhe heroinë, ndërsa në operacione të tjera janë sekuestruar 17 armë zjarri, granata dhe lëndë plasëse.

Kreu i policisë së Tiranës raportoi gjithashtu arrestimin e 46 personave në kërkim kombëtar dhe 6 të tjerëve në kërkim ndërkombëtar. Në fushën e krimit ekonomik u evidentuan 168 raste, ndërsa u goditën edhe dy baza falsifikimi dokumentesh, ku u arrestuan katër persona.

Sipas tij, problematikat kryesore gjatë kësaj periudhe kanë qenë siguria rrugore, konfliktet ndërmjet shtetasve për motive të ndryshme, rastet e dhunës në familje, si dhe kultivimi i bimëve narkotike në zona të ndryshme të qarkut.

“Gjatë muajit maj dhe dy javëve të para të muajit qershor janë trajtuar në total 2156 konflikte, nga të cilat 90 konflikte në familje, ndërsa 2066 për motive të ndryshme.

Sa i përket sigurisë rrugore, gjatë muajit maj janë konstatuar 6.214 shkelje, ose rreth 1.900 më shumë se një muaj më parë. Megjithatë, në Tiranë u regjistruan 53 aksidente rrugore, tre prej të cilave me pasojë humbjen e jetës së tre personave”, theksoi Torba.

Gjithashtu, në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 168 raste me 197 autorë, nga të cilët 36 janë arrestuar, 151 janë proceduar dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Në drejtim të goditjes së prostitucionit janë finalizuar dy operacione të koduara “Flats” dhe “Foleja”, ku janë arrestuar 5 shtetase të huaja.

“Janë zhvilluar 6 faza të operacionit të koduar “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, ku janë sekuestruar 6 automjete me vlerë nga 50.000 deri në 500.000 euro. Për këto raste janë proceduar 6 shtetas.

Janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mashtrimit për të përfituar shuma parash, duke u prezantuar si zyrtarë apo të afërm të personave që mashtroheshin, për t’u marrë shuma të konsiderueshme në euro”, theksoi ai.

Për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore janë goditur 123 raste, janë evidentuar 143 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar, 127 janë proceduar dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës theksoi se sfidë vijon të mbetet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë arsye, kontrollet në terren, monitorimi me dronë dhe veprimet hetimore janë intensifikuar në të gjithë territorin e qarkut.



Ju sugjerojmë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Para
Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës

Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës
















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}