Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama takohet me liderët politikë të Kosovës

2020/06/29 at 7:36 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama takohet me liderët politikë të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe me homologun e tij, Avdullah Hoti, me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, me kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe së fundi me Presidentin Hashim Thaçi.


“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!” – shkroi kryeministri në Twitter kur njoftoi për vizitën e tij.

Takimet me krerët e institucioneve dhe partive politike vijnë në një situatë mjaftë delikate në Kosovë pas anulimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë. Shkak i kësaj u bë publikimi i aktakuzës nga zyra e Prokurorit të Dhomës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Gjatë takimit të Ramës me Hotin, ky i fundit është cituar të ketë thënë se Kosova ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat teksa u është referuar zhvillimeve të fundit politike.

“Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve” është cituar të ketë thënë ai.

Rama në anën tjetër ka përsëritur ndihmën e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset, derisa ka ftuar kryeministrin Hoti në një vizitë zyrtare në Shqipëri, që pritet të realizohet më 3 korrik.

Kreu i Nismës në Kosovë Fatmir Limaj pas takimit me kryeministrin Edi Rama shkroi në Facebook së drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë  lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Gjithashtu, ai thotë se kryeministri Rama është shprehur i gatshëm të ofrojë të gjithë̈ ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kalojë Kosova.

“Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë̈ me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë̈ ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova” shkruan Limaj.

Presidenti Thaçi, i cili ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbante një takim me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, do t’i drejtohet opinionit në lidhje me aktakuzën në orën 20:00 të hënën

Të premten, në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Thaçi ka thënë se akush “nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, ndërsa Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura janë të pavërteta. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

4 Qershor, 2026 2:44 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
Bota

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

4 Qershor, 2026 2:33 pm
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Bota

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

4 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

Shënohet viktima e 59, ndërron jetë 69-vjeçari tek Infektivi

OBSH: Ja sa kandidatë kemi për vaksinën e koronavirusit

Kreu i OBSH: Pandemia nuk është as afër fundit

Hashim Thaçi nuk jep dorëheqjen, tregon kushtin e vetëm

Hashim Thaçi nuk jep dorëheqjen, tregon kushtin e vetëm
















TE FUNDIT

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
4 Qershor, 2026

SHBA-të presin që aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja të rrisin me shpejtësi numrin e aeroplanëve dhe anijeve me dhe...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
4 Qershor, 2026

Shpërthen sërish kaosi në Qytetin e Meksikos, pikërisht një javë nga fillimi i kampionatit botëror të futbollit. Në vend kanë...

Lexo më shumë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
4 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres...

Lexo më shumë

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
4 Qershor, 2026

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}