Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilir Xhepajn, bashkëpuntorin e Eduart Lamajt për vrasjen e 2-fishtë të 30 majit në Laç.
Xhepaj u arrestua ditën e djeshme në Astir, poshtë pallatit ku jetonte me qira.
Xhepaj ishte liruar nga burgu vetëm tre muaj më parë. Por gjithsesi ishte në kërkim prej 15 majit pasi kreu 2 atentate, të dyja në Laç, i pari plagosje dhe i dyti që çoi në vrasjen e Bujar Lika Hasanit dhe Paulin Gjergji Markut.
Po ashtu është arrestuar autori kryesor Eduart Lamaj i cili edhe ishte plagosur gjatë vrasjes, kurse në kërkim mbeten dy bashkëpuntorët e tjerë./Opinion.al