Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letërnjoftimi elektronik për qytetarët mbi 75 vjeç do të jetë pa afat

2020/06/22 at 11:31 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Letërnjoftimi elektronik për qytetarët mbi 75 vjeç do të jetë pa afat

Shtetasit shqiptarë mbi 75 vjeç do t’i kenë pa afat skadence letërnjoftimet elektronike.

Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për një shtesë në ligjin për Leternjoftimet elektronike të shtetasve shqiptare të ndryshuar.

“”Për shtetasit që kanë mbushur moshën 75 (shtatëdhjetë e pesë) vjeç letërnjoftimi elektonik lëshohet pa afat.” Ky parashikim i jep mundësinë shtetasve të kësaj kategorie moshe që letërnjoftimet t’i lëshohen pa afat, duke lehtësuar në shmangien e riaplikimit të atyre që kanë mbushur moshën 75-vjeçare.”, thuhet në projektligj.

Në thelb të këtij projektligji të hartuar nga Ministria e Brendshme është fakti që  shtetasit shqiptare të cilët janë mbi 75 vjec, tiu lëshohet letërnjoftim elektronik pa afat.

Më poshtë, Ministria e Brendshme arsyeton edhe propozimin e këtij ndryshimi.

“Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare “Aleat” aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë. Në këtë kuadër, nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje, Ministrisë së Brendshme, propozuese e këtij projektakti dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare “Aleat”, është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 (shtatëdhjetë) vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë. 1 Gjithashtu, marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t’u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike. Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë.”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Kina hap panairin e mishit të qenit

Kina hap panairin e mishit të qenit

Nuk iu plotësuan kushtet, shtyhet sërish hapja e transportit publik

Nuk iu plotësuan kushtet, shtyhet sërish hapja e transportit publik

Spanja heq kufizimet për turistët e huaj, nis zyrtarisht sezoni veror

Spanja heq kufizimet për turistët e huaj, nis zyrtarisht sezoni veror

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com