Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka verifikuar g jatë kësaj jave linjën e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.
Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin.
IKMT njofton se vijon puna për evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh, dhe ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin./Opinion.al