Par shkak të pandemisë COVID-19 në shumë vende të botës ndërprenë aktivitetet sportive, ndërsa pas përmirësimit të situatës futbolli do të luhet pa pjesëmarrjen e tifozëve. Por, jo të gjithë e respektojnë këtë rregull.
Hungaria është vendi i parë në Evropë i cili ka hapur dyert e stadiumeve për tifozët. Një javë pas rinisjes së kampionatit të futbollit, në Hungari është rikthyer edhe publiku në shkallët e stadiumit, por jo në kapacitetin e tij të plotë. Tifozët qëndruan në tribuna me një distancë sociale prej 3 apo 4 ulësesh.
“Pamje të jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme”, shkruan Federata Hungareze e Futbollit për atë që u shfaq këtë fundjavë në stadiumet hungareze.
E njëjta procedurë, me një numër më të kufizuar tifozësh, pritet të ndiqet nga disa kampionate të tjera evropiane të futbollit./ Opinion.al