Emisionet

Opinion/Ç’do të bëjë Lulzim Basha?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 31/05/20 |
Opi Nion

Mbrëmjen e 28 Majit, në emisionin “Opinion”, ka qenë i ftuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu ai u pyet për disa nga çështjet më të nxehta të aktualitetit; si reforma zgjedhore, deklaratat e Presidentit Meta mbi ndërkombëtarët dhe reformën në drejtësi, hapat e mëtejshëm të opozitës dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e vitit 2021. Basha deklaroi pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht rezultatit të reformës dhe mohoi çdo aleancë me Kryeministrin Rama dhe PS.

Më pas, gazetarët Baton Haxhiu dhe Enton Abilekaj, kanë diskutuar dhe analizur deklarata e Lulzim Bashës në “Opinion”.

Ndërkohë në pjesën e dytë e ftuar ka qenë Ministrja e Shëndetësë Ogerta Manastirliu, e cila foli për situatën COVID në vend dhe masat për hapjen në ditët në vijim.

Në pjesën e tretë, Albana Nanaj dhe Remzi Ejupi, diskutuan me fluturimet ajrore dhe datat që parashikojnë nisjen e tyre Europë dhe në vendin tonë.

Emisioni i plotë në videon e mëposhtme:

Pas