Sport

Ky është vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve për tifozët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 31/05/20 |
Opi Nion

Par shkak të pandemisë COVID-19 në shumë vende të botës ndërprenë aktivitetet sportive, ndërsa pas përmirësimit të situatës futbolli do të luhet pa pjesëmarrjen e tifozëve. Por, jo të gjithë e respektojnë këtë rregull.

Hungaria është vendi i parë në Evropë i cili ka hapur dyert e stadiumeve për tifozët. Një javë pas rinisjes së kampionatit të futbollit, në Hungari është rikthyer edhe publiku në shkallët e stadiumit, por jo në kapacitetin e tij të plotë. Tifozët qëndruan në tribuna me një distancë sociale prej 3 apo 4 ulësesh.

“Pamje të jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme”, shkruan Federata Hungareze e Futbollit për atë që u shfaq këtë fundjavë në stadiumet hungareze.

E njëjta procedurë, me një numër më të kufizuar tifozësh, pritet të ndiqet nga disa kampionate të tjera evropiane të futbollit./ Opinion.al

Pas