Aktualitet

Teatri/ Qytetarë shqiptarë dhe italianë protestë në Padova (Video)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 31/05/20 |
Opi Nion

Qytetarët shqiptarë kanë vijuar protestat për Teatrin Kombëtar, i cili u shkatërrua nga Bashkia e Tiranës.

Këtë herë qytetarët shqiptarë kanë protestuar në mënyrë paqësore në Padavo të Italisë para Pallattit Moroni. Në këtë mënyrë ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërruar një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.

 “Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7. Ndërkohë, Presidenti i Shoqatës Pulieze në Padova u shpreh; “Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”./ Opinion.al

Pas