Kompania britanike, EasyJet do të rinisë disa fluturime më 15 qershor, teksa pasagjerëve dhe stafit iu është kërkuar të vendosin maska.
Kjo linjë ajrore ka njoftuar se do të rifillojë me një numër të vogël të fluturimeve, dhe aty ku ka kërkesë të mjaftueshme nga konsumatorët.
Ndër fluturimet e para do të jenë ato brenda vendeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.
Në kuadër të masave të reja për siguri dhe higjienë, është thënë se gjatë fluturimeve nuk do të ofrohet ushqim, dhe se do të ketë pastrim të shtuar të aeroplanëve. Pajisjet dezinfektuese do të jenë gjithashtu të qasshme për pasagjerët.
Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Johan Lundgren ka thënë se këta janë hapa të vegjël por të kujdesshëm drejt normalizimit./Opinion.al