Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të projektit të ri për Teatrin Kombëtar.
Krahas fotove, Rama shkruan se “Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…”.
Kryeminsitri shkruan se ndërtimi i teatrit te ri do të jetë një destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt.
“MIRËMËNGJES? me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels? Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje… Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt? #ShqipëriaqëDuam??☀️ #TiranaqëDuam❤️”-shkruan Rama.
Shembja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur përplasje të ashpër të “Aleancës për mbrojtjen e teatrit” dhe opozitës të cilët gjatë ditës së djeshme u përplasën me forcat e policisë.
Ndërkohë, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” dhe opozita kanë paralajmëruar tjetër protestë sot në orën 16 e 30. Pasditen e djeshme Basha u bëri thirrje demokratëve dhe shqiptarëve që të mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj./ Opinion.al