Këtë verë nuk do të ketë koncerte në ambiente te hapura në Europë, dema që vrapojnë në rrugët e Spanjës, apo festë birre në Gjermani.
Koronavirusi ka detyruar shtyrjen e festivaleve më të mëdha në natyrë. Kjo do të sjellë një humbje ekonomike e llogaritur nga qindra miliona.
Një shembull është Festivali Fringe, në Edinburgh, Skoci. Shefi Ekzekutiv i saj, Shona Mçarthy, zbulon se ndikimi ekonomik për qytetin është rreth 228.5 milion euro çdo vit dhe se shtyrja e këtij viti la rreth 1.7 milion euro deficit në buxhet, sepse ne kemi dashur t’i sigurojmë të gjithë që të mund të rimbursojmë me 100 % të gjithë artistët dhe të gjitha kompanitë që kishin regjistruar.
Edhë festivali Boom, në qytetin e vogël portugez të Idanha-a-Nova është ndikuar nga kjo situatë. Rreth 40,000 pjesëmarrës nga 170 vende kishin blerë bileta për edicionin e këtij viti, por mbylljet e kufijve shtynë gjithçka për në vitin 2021, dukë mos i siguruar Portugalisë për këtë vit, një burim të rëndësishëm të ardhurash.
Artur Mendes, nga Boom Festival, pranon se ata do të kenë humbje prej ‘qindra mijëra eurosh’, por ndikimi i kësaj humbje do të jetë shumë më i gjerë. Siç shpjegon Mendes, në vitin 2018, edicioni i fundit i festivalit pati një ndikim ekonomik prej 56 milion € në Portugali, rreth 2.5 milion € në rajonin Idanha-a-Nova dhe rreth 1.4 milion € në rrethin Castelo Branco.
Festivali, i cili nuk ka sponsora dhe varet ekskluzivisht nga shitja e biletave dhe marrja me qira e hapësirës, është më e ekspozuar ndaj tronditjes ekonomike.
Megjithëse muzika është shumë e ndryshme, vështirësitë e festivalit në Portugali ndahen me Festivalin Jazz të Francës. Me vetëm 17% të fondeve publike, shtyrja e edicionit të këtij viti bëri që të pushohen nga puna pothuajse të gjithë punonjësit e festivalit.
Drejtori Artistik, Benjamin Tanguy, pranon se ‘bilanci buxhetor i organizatës publike bëhet me festivalin, kështu që, nëse një edicion nuk ndodh, sigurisht që ka shqetësim për ekuilibrin ekonomik të festivalit’./Opinion.al