Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

2025/06/03 at 7:34 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

Pedagogia dhe tashmë edhe deputetja e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, Iris Luarasi ka folur lidhur me situatën politike në vend në studion e Klan News me gazetarin Drini Zeqo.

Luarasi ka treguar se si vendosi të bëhej pjesë e listave të Partisë Socialiste, teksa ka zbuluar edhe faktin që kjo nuk ka qenë oferta e parë për t’u përfshirë në politikë.

“Oferta vjen nga Kryeministri dhe pastaj u elaborua më shumë nga drejtuesja e qarkut të Tiranës, zonja Manastirliu. Nuk është se e prisja, por as nuk u befasova. Ishte nga ato oferta që duket se kanë një cikël dhe vjen në mënyrë të natyrshme. Oferta kam pasur edhe më përpara, në 2013 më seriozia. Kjo nuk ishte oferta e parë. Atëherë më dukej se nuk isha gati t’i futem politikës edhe e kisha shumë qasje të mirë dhe më dukej”, shprehet pedagogia Luarasi.

Gjatë intervistës kur u pyet për situatën politike në vend, Luarasi theksoi se kjo e fundit në Shqipëri është shumë agresive dhe bipolare. Deputetja e re theksoi edhe rëndësinë e opozitës në një qeverisje të mirë të vendit.

“Gjithmonë e kam thënë dhe vazhdoj ta them. Mendoj që politika në Shqipëri është shumë agresive edhe për fat të keq mendoj se ky agresivitet nga parlamenti, agresivitet bipolar përkthehet edhe tek pjesa tjetër e shoqërisë dhe gjithmonë e kam akuzuar parlamentin për të qënurit kaq bipolar dhe mendoj që patjetër njerëzit kanë kauzat e tyre dhe mekanizmat për ta kaluar procesin në një proces debati konstruktiv, institucional, ku fiton mendimi më i mirë, por në fund të ditës prandaj realizohen edhe zgjedhjet. Gjithë kjo pjesa e luftrave, braktisjeve unë kam qenë kundër. Kam thënë që opozita është një aset i demokracisë, një mënyrë se si ti e mban qeverinë përgjegjëse. Qeveria tenton të bëhet arrogante kur opozita është e shkalafitur. E vetmja mënyrë për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse është kur opozitën e ke super të fortë”, u shpreh Luarasi.

Sa i përket opozitës në vendin tonë, Luarasi theksoi se humbja e thellë e tyre duhet të jetë një mësim për të ardhmen.

“Unë mendoj që opozita në këto momente nëse nuk e ka mësuar mësimin dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve me rreth 145 mijë vota më pak, kjo tregon që ti ke një problem shumë të madh me votuesin. Ke marrë notën tënde tek votuesi dhe duhet ta lexosh këtë për ta kthyer në një histori suksesi në të ardhmen. Zgjedhësit me notën që të kanë vënë kanë treguar që kjo nuk është performanca që ata presin nga ty”, thotë Luarasi.

Ndërkohë lidhur me pjesëmarrjen e grave në Parlament, Luarasi u shpreh se është një përfaqësim shumë i mirë ku theksoi edhe faktin se në vendin tonë ende nuk ka rëndësi cilësia që përfaqëson një grua, por vetëm fakti nëse ti je burrë apo grua.

“Çdo Parlament kur ne flasim për gratë bëjmë një lloj gjykimi që disa prej tyre janë të zonja dhe disa të pazonja. Nuk bëhet pyetje që të analizojmë burrat në Parlament. Gratë janë 52% e popullsisë. Kuota e grave njihet si kuota diskriminuese pozitive. Për këtë arsye kjo kuota është vërtetë diskriminuese se rasti e tregoi që ke njërëz si zoti Qefalia që nga pikamja e votave kanë marrë shumë më tepër vota, por për shkak të këtij diskriminimit pozitiv një në 3 veta duhet të jetë grua. Mendoj që është përfaqësim shumë i mirë sepse ende në Shqipëri nuk ka më rëndësi cilësia që përfaqëson një grua, është vetëm fakti nëse ti je burrë apo grua”, thekson Luarasi.

Ju sugjerojmë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
Bota

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

16 Qershor, 2025 4:42 pm
Para
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

TE FUNDIT

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
16 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela...

Lexo më shumë

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
16 Qershor, 2025

Përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit ka sjellë rritjen më të madhe ditore të çmimit të naftës në tregjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com