Te Fundit

Ndalohet në Kakavijë grekja që udhëtonte drejt Tiranës me 23 mijë euro me vete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 22/07/15 |
root

Një grua greke është kapur nga policia kufitare e vendit të saj në Kakavijë, në përpjekje për të kaluar drejt Shqipërisë kursimet e saj prej 23 mijë eurosh. Identiteti i saj nuk bëhet i ditur. Ajo e kishte futur sasinë e parave ne valixhe, ndërsa për të fshehur gjurmët kishte mbajtur në portofol një shumë prej 400 eurosh të cilët i deklaroi. Pjesën tjetër të parave i mbajti të fshehta duke mos i deklaruar në doganë. Sipas policisë, ajo po udhëtonte drejt Tiranë, ku dyshohet se do të depozitonte paratë në një prej bankave të nivelit të dytë, për shkak të pasigurisë në vendin e saj. Por kjo deklaratë e gruas nuk e bindur policinë, e cila ka nisur hetimet për zbulimin burimit të shumës së parave./Lapsi.al/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas