Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit
Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me rreth rrotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen “Haxhias”.
Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.