Një 67-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës pasi grisi fletën e votimit në mënyrë demonstrative teksa po votonte përzgjedhjet e 30 qershorit 2020. Këto zgjedhje u mbajtën nga mazhoranca, pasi opozita zgjodhi t’i bojkotojë.
Astrit Çuçka dhe akuzohet për “dëmtimit të materialeve zgjedhore” dhe është dënuar me 4 muaj burg. Por, përfundimisht gjykata pezulloi dënimin me burg, duke e lënë 8 muaj në shërbim prove, kohë gjatë së cilës i pandehuri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.
Sipas vendimit të gjykatës, episodi për të cilin u fajësua 67-vjeçari është regjistruar në qendrën e votimit pranë shkollës “Hillary Clinton” në Kamëz.
Pasi kishte dështuar të votonte, për shkak se nuk kishte me vete mjetin e identifikimit, i pandehuri është rikthyer në qendrën e votimit. Pasi ka marrë nga komisioni dy fletët e votimit, ai i ka grisur ato në mënyrë demonstrative, si edhe ka tentuar të marrë vulat e komisionerëve. Veprimet e tij janë shoqëruar me fyerje në drejtim të tyre dhe thirrjet “Poshtë komunizmi”. Sipas gjykatës, gjatë hetimit dhe gjykimit, Çuçka shfaqi pendesë për ngjarjen. / Opinion.al