Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brazili po kthehet në epiqendrën e re të koronavirusit

2020/04/29 at 8:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Brazili po kthehet në epiqendrën e re të koronavirusit

Brazili po shfaqet si epiqendra e ardhshme e koronavirusit, mes insistimit të presidentit Jair Bolsonaro se është vetëm një ‘grip i lehtë’ dhe se nuk ka nevojë për kufizime të ashpra që kanë ngadalësuar përhapjen e infeksionit në Europë dhe SHBA


Ndërsa disa shtete amerikane dhe vendet europiane nisën gradualisht të hënën lehtësimin e masave shtrënguese, shpërthimi intensiv në Brazil – vendi më i madh i Amerikës Latine, me 211 milion njerëz – ka shtyrë disa spitale te arrijnë maksimumin e kapaciteteve, me shenja se një numër në rritje viktimash, tani po vdesin në shtëpi.

‘Ne kemi të gjitha kushtet këtu që pandemia të bëhet shumë më serioze,’-  tha Paulo Brandao, një virolog në Universitetin e Sao Paulo.

Brazili zyrtarisht ka raportuar rreth 4500 vdekje dhe rreth 67,000 raste të konfirmuara. Por numrat e vërtetë atje, si në shumë vende të tjera, besohet të jenë shumë më të larta duke pasur parasysh mungesën e testimit dhe shumë njerëz pa simptoma të rënda ose asimptomatikë, që nuk kanë kërkuar kujdes spitalor.

Disa shkencëtarë thanë se mbi 1 milion persona mund të janë infektuar në Brazil. Vendi po përgatitet për stinën e dimrit, gjë që mund të përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes.

Të dielën u zbuluan 4,613 raste të reja, që ishte rritja e dytë më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes. Numri në rritje i të vdekurve në vend ka arritur në 4535. Sipas Observatorit të Universiteteve Braziliane, numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin, u dyfishua në tetë ditë.

Në Brazil, Bolsonaro ka kundërshtuar seriozitetin e situatës dhe virusit dhe tha se njerëzit duhet të vazhdojnë jetën e tyre, për të parandaluar një rënie ekonomike. Por shumica e qeveritarëve të shtetit në vend kanë miratuar kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe i kanë shtyrë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Në mes të prillit, Bolsonaro shkarkoi ministrin e shëndetësisë, pas një seri mosmarrëveshjesh rreth përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, duke e zëvendësuar atë me një avokat për rihapjen e ekonomisë. Banorët protestuan, duke dalë në dritare dhe goditur tenxhere dhe tiganë. Po ashtu, Sergio Moro, ministri i drejtësisë dha dorëheqjen të premten e kaluar. Presidenti Bolsonaro ka emëruar së fundmi André Mendonça si ministrin e ri të drejtësisë. Zyrtarët mjekësorë në Rio de Janeiro dhe të paktën katër qytete të tjera të mëdha kanë paralajmëruar se sistemet e tyre spitalore janë në prag të kolapsit ose tepër të mbingarkuar për të pranuar më shumë pacientë.

Zyrtarët në Sao Paulo – qyteti më i madh në Amerikën e Jugut- kanë lëshuar rreth 236 çertifikata vdekjeje gjatë dy javëve të fundit, vetëm për ato viktima që kanë vdekur në shtëpi, sipas shërbimit paramedik të SAMU. Manaus, një qytet me 1.8 milion banorë në Amazonë, regjistroi 142 vdekje të dielën, përfshirë 41 viktima që vdiqën në shtëpi.

Në varrezat kryesore, punëtorët kanë gërmuar varre masive. Industria funerale e Brazilit paralajmëroi javën e kaluar, se po mbaronin arkivolet dhe ‘së shpejti kufomat mund të liheshin në qoshe’. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
Para
Shkencëtarët në Kinë thonë se koronavirusi ka të ngjarë të kthehet çdo vit

Shkencëtarët në Kinë thonë se koronavirusi ka të ngjarë të kthehet çdo vit

Hapet lotaria/Historia e gazetarit që kërkon të lërë lajmet për Amerikën

Shtyhet data e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane

2020 do të jetë viti më i nxehtë që nga fillimi i matjeve të temperaturave

2020 do të jetë viti më i nxehtë që nga fillimi i matjeve të temperaturave
















TE FUNDIT

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
13 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara nisën një valë sulmesh ajrore që zgjati disa orë kundër Iranit të dielën në mbrëmje. Komanda Qendrore...

Lexo më shumë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}