Një 42-vjeçar nga Tirana ka rënë sot në prangat e policisë.
Sipas njoftimit të autoriteteve ai përdorte dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. /Opinion.al