Aktualitet

Anulohen tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 27/04/20 |
Al Do

Tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, janë anuluar.

Sipas dokumentit zyrtar, shkak i anulimit është bërë mosplotësimi i kritereve dhe mungesës së dokumentacionit nga ana e kompanive ofertuese.

Në listën e shkollave që preken nga anulimi i tenderit të rindërtimit është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili u shemb 3 ditë më parë.

Tenderat e anuluar janë ato për rindërtimn e shkollave 9-vjeçare “Hasan Vogli”, “Mangull”, “Pezë e Vogël”, “Qazim Turdiu”, “Murat Toptani” dhe “17-Shkurti”. Është anuluar tenderi për ndërtimin e shkollës cikli i ulët “Pajan”, shkollës së mesme “Sami Frashëri” dhe dy kopshteve “Fikas” dhe “Gurrë”.

Fondi limit për rindërtimin e godinave është rreth 14.3 milionë lekë. /Opinion.al

Pas