Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirusin e ri në Kosovë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Në Kosovë, aktualisht janë të konfirmuar 145 raste me Covid-19, nga të cilët 1 ka ndërruar jetë dhe 23 të shëruar. /Opinion.al