Kreu i Partisë Demokratike,Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka ironizuar planin e propozuar nga ai, duke thënë se është duke i bërë konkurencë aktorëve të humorit.
Sipas Bashës, në vend që të japë 120 milion eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, Rama merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.
“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.”, shkruan Basha nw Twitter.
Më herët, kreu demokrat, paralajmëroi se pas pak nga Selia e PD do të publikojë fakte që sipas tij tregojnë se këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera.
Këto para ai ka propozuar që t’i vihen në dispozicion planit të propozuar nga Partia Demokratike, sipas të cilit qeveria duhet të alokojë një fond prej maksimumi 55 milionë euro në muaj deri sa të zgjasë periudha e krizës./Opinion.al