Irani ka dënuar me burgim tetë aktivistë të mjedisit, përfshirë një iranian, që ka edhe shtetësi britanike dhe amerikane, nën akuzat se kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara dhe kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit.
Zëdhënësi, Gholamhossein Esmaili, tha se gjykata nxori “aktgjykime të formës së prerë” dhe aktivistët nuk kanë të drejtë të apelojnë vendimet e tyre. Të dënuarit gjithashtu u urdhëruan të kthejnë paratë që, sipas autoriteteve iraniane, kanë marrë nga Qeveria amerikane për shërbimet e tyre.
Irani nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë apo të shumëfishtë dhe kjo do të thotë se iranianët e arrestuar nga autoritetet në Teheran, nuk mund të marrin ndihmë konsullore nga vendet e tjera, ku ata janë gjithashtu qytetarë.
Në fillim të këtij muaji, Gjykata Supreme e Iranit konfirmoi dënimin me vdekje edhe për shtetasin iranian, Amir Rahimpour, i cili u shpall fajtor për spiunim për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës – CIA./Opinion.al