Te Fundit

Meta dorëzon kallëzimin për Dvoranin: Grushti i shtetit do shpartallohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 18/02/20 |
el ida

Presidenti, Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj kreut te KED, Ardian Dvorani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta theksoi se ka në dorë prova të reja tronditëse për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, por pa përmendur emra, kreu i shtetit dha garancinë se “Grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore”.

“Të dashur qytetarë,

Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”, shkruan Meta.

Pas