Kronikë

Tragjike në Kosovë/ Policja vret prindërit, vëllezërit dhe më pas veten


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 18/02/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan ku për pasojë kanë humbur jetën 5 persona.

Raportohet nga burime zyrtare të policisë së Gjilanit se një efektive e policisë me iniciale V.B ka vrarë dy prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka shkuar policia, prokurori i rastit dhe ekipet mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e viktimave do të dërgohen për ekspertizë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet dhe dinamika e ngjarjes. /Opinion.al

Pas