Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Meta publikon prova të reja kundër Dvoranit

2020/02/17 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Meta publikon prova të reja kundër Dvoranit

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, presidenti Meta deklaroi se do të përgatisë një shtesë në kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Ai deklaroi se kreu i KED ka zgjedhur vetë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese duke ja marrë kështu në mënyrë të jashtëligjshme këtë kompetencë Presidentit. Meta madje shtoi se Dvorani po synon që vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese ta ruajë për veten e tij.

Presidenti paraqiti si provë të re një letërkëmbim midis kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreut të KED. Kryetari i Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 3973, datë 8 Nëntor 2019, i drejtohet Kryetarit të KED, duke i kërkuar informacion mbi ecurinë e procesit të emërimit/zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Dvorani brenda ditës i përgjigjet kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 716/1, datë 8 Nëntor 2019.

Sipas presidentit, kreu u KED ka “keq informuar dhe fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur dhe të administruar shkresërisht të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas vakancës së shpallur; dhe në cilësinë e tij personale, pa zhvilluar asnjë mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pa patur kompetencën ligjore të përgjigjet për çështje të tilla dhe aq më pak të kryejë intepretime të ligjeve dhe të Kushtetutës, konstaton si të jetë vetë organi i emërtesës, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

“Nëpërmjet këtij komunikimi shkresor, Ardian Dvorani, pa asnjë kompetencë të shprehur në Kushtetutë apo ligj, dhe duke mashtruar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar, ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën me qëllim që në bashkëpunim me Kuvendin, t`i rrëmbenin Presidentit të Republikës kompetencën për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese“, shtoi Meta.

Në lidhje me këto shkelje të pretenduara, presidenti Meta ka drejtuar disa pyetje për kreun e KED përgjigjet e të cilave siç tha ai Dvorani duhet ti japë para SPAK.

“Përse nuk thirri Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të shqyrtonte dhe të shprehej për shkresën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë? A është në kompetencën e tij që të përcaktojë vullnetin e gjithë Këshillit, duke e përfaqësuar në marrëdhëniet me të tretët, pa marrë autorizimin e anëtarëve të këtij Këshilli? Me kë bashkëpunoi, apo kush e urdhëroi, që të përgatiste, nënshkruante dhe përcillte në kohë rekord brenda disa orësh,një përgjigje në shkelje të rëndë të çdo të drejte dhe detyrimi ligjor, nën përgjegjësinë e tij vetjake dhe diktatin politik! Ndërkohë që Këshilli, vetëm 1 ditë më parë, në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, dakordësoi se nuk mund të komentonte qëndrimin e Presidentit të Republikës, pasi do të përbënte tejkalim kompetencash, si mundi Ardian Dvorani të thyente këtë rregull të Këshillit, për t`iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit?” /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH
Bota

Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

25 Maj, 2025 12:40 pm
Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
Rajoni

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

25 Maj, 2025 12:18 pm
Para
Një deklaratë e Justin Bieber risolli në vëmendje historinë me Gomez

Një deklaratë e Justin Bieber risolli në vëmendje historinë me Gomez

Meta: Kuvendi fyeu ‘Venecian’, do marr pjesë vetë në seancën e Komisionit

Meta: Kuvendi fyeu 'Venecian', do marr pjesë vetë në seancën e Komisionit

“Bihter” në prag ndarje nga bashkëshorti? Vjen reagimi i tij

"Bihter" në prag ndarje nga bashkëshorti? Vjen reagimi i tij

TE FUNDIT

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
25 Maj, 2025

Revista prestigjioze amerikane Forbes ka bërë një klasifikim të pesë qyteteve evropiane bregdetare, ku mund të blihet pasuri e paluajtshme...

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
25 Maj, 2025

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke i vrarë të paktën 20 palestinezë në të...

Lexo më shumë

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
25 Maj, 2025

Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet...

Lexo më shumë

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
25 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve këtë fundjavë, në atë që konsiderohet si një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com