Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka bërë të ditur se i është nënshtruar dy javë më parë një operacioni.
Ora ka treguar se i është nënshtruar operacionit të heqjes së bajameve dhe ndonëse ka qenë e dhimbshme, çdo gjë ka kaluar me sukses.
“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”,-përfundon Rita në rrjete sociale.
Ajo nuk ka treguar se kur do ti kthehet tregut muzikor me ndonjë projekt të ri, pasi sipas saj i duhet një kohë për të pushuar./Opinion.al/