Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot unanimisht për futjen e vendit të NATO.
Me 114 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët miratuan rezolutën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Me ratifikimin e këtij protokolli përfundon edhe faza e fundit për anëtarësim në NATO. Ndër vite kaluam shumë kriza politike, por anëtarësimi në NATO mbeti një ndër prioritetet më të rëndësishme. Marrëveshja për emrin me Greqinë për çështjen e emrit dhe ajo për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ishin kyçe”, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Parlament.
Pas këtij votimi, në një ceremoni nderi u ngrit edhe flamuri i Aleancës së Atlantikut të Veriut përkrah atij të Maqedonisë së Veriut duke duke zyrtarizuar kështu edhe anëtarësimin në NATO.
Megjithatë Spanja nuk e ka ratifikuar ende rezolutën në kuvendin e saj. Maqedonia e Veriut ishte bllokuar prej kohësh të bëhej anëtare e NATOs. Pengesa e saj kryesore përplasja me Greqinë për çështjen e emrit. Pas marrëveshjes së Prespës, në bazë të së cilës Maqedonia ndryshoi emrin në Maqedoni e Veriut, ju hap rruga dhe anëtarësimit të saj në NATO si dhe në Bashkimin Europian.
Maqedonia e Veriut do të bëhet kështu vendi i 30 anëtar i aleancës ushtarake më të madhe në botë si dhe vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor pas Shqipërisë dhe Malit të Zi. /Opinion.al