Një ushtar tajlandez hapi zjarr në një tempull budist dhe në një qendër tregtare, në qytetin Nakhon në verilindje të Bangkokut, Tajlandë duke lënë të paktën 12 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ushtari i identifikuar si Jakraphanth Thomma, kishte sulmuar fillimisht eprorin e tij, më pas kishte vjedhur një armë.
Ndërkaq, mediat lokale raportojnë se pasi vrau komandantin e tij dhe dy ushtarë të tjerë, Thomma u largua me një makinë ushtarake drejt një qendre tregtare ku hapi zjarr në drejtim të civilëve.
Ndërsa kryente sulmin ai postoi edhe video në Facebook, ndërsa më vonë postoi edhe një foto të veten duke mbajtur një pushkë në dorë, me diçiturën “Jam kaq i lodhur…”./Opinion.al