Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soros zbulon financimin prej 1 miliard dollarësh dhe sulmon Trump në Davos

2020/01/24 at 8:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Soros zbulon financimin prej 1 miliard dollarësh dhe sulmon Trump në Davos

Filantropi dhe ish financieri Xhorxh Soros ka njoftuar se ai do të dhurojë 1 miliard dollarë për të financuar një rrjet të ri global universitetesh të krijuara për të promovuar vlerat liberale dhe vizionin e tij për një shoqëri të hapur.

Në atë që ai e quajti si “projekti më i rëndësishëm dhe më i qëndrueshëm i jetës sime”, Soros tha se ishte e rëndësishme të financohen institucionet që do të ndihmojnë t’i rezistojnë rrëshqitjes drejt autoritarizmit në rritje në SHBA, Rusi dhe Kinë. Ai gjithashtu nisi një sulm të ri ndaj Donald Trump, duke e quajtur presidentin amerikan “narcisistin e përkryer”.

Soros, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se Rrjeti i tij i ri i Universiteteve të Shoqërisë së Hapur (RUSHH) do të ndërtohej në Universitetin e tij të Europës Qëndrore (UEQ), i ngritur pas rënies së komunizmit 30 vjet më parë.

UEQ është detyruar të transferohet nga Hungaria në Vjenë pasi udhëheqësi i djathtë i Hungarisë, Viktor Orban, i hoqi mundësinë e lëshimit të diplomave amerikane.

Soros tha se UEQ nuk kishte qenë aq i fortë sa vetvetiu të bëhej institucioni arsimor që kërkon bota. “Kjo kërkon një lloj të ri të rrjetit arsimor global.”

Ai shtoi se kishte ardhur koha që Fondacioni i tij i Shoqërisë së Hapur të fillonte një projekt ambicioz që do të ndërtohej në UEQ dhe do të zhvillonte “një rrjet arsimor të ri dhe inovativ që bota me të vërtetë ka nevojë”.

Soros tha: ” RUSHH do të jetë unik. Do të ofrojë një platformë ndërkombëtare për mësimdhënie dhe kërkime. Në fazën e parë do të lidhet më afër së bashku një rrjet ekzistues. Në fazën e dytë, ne do ta hapim këtë rrjet për institucione të tjera që duan të anëtarësohen dhe janë të etur dhe të kualifikuar për ta bërë këtë.

“Për të demonstruar angazhimin tonë ndaj RUSHH, ne jemi duke kontribuar një miliard dollarë për të. Por ne nuk mund të ndërtojmë një rrjet global të vetëm; ne do të kemi nevojë për institucione partnere dhe mbështetës nga e gjithë bota për të na u bashkuar në këtë ndërmarrje. ”

Soros tha që ndërsa situata politike ishte mjaft e rëndë, do të ishte gabim t’i dorëzohej dëshpërimit. Ai sulmoi Trump, për të cilin ai tha se ishte një “marifetxhi dhe narcisisti i përkryer që dëshiron që bota të sillet rreth tij”.

“Kur fantazia e tij për t’u bërë president u bë realitet, narcizmi i tij zhvilloi një dimension patologjik. Në të vërtetë, ai ka shkelur kufijtë e imponuar për presidencën nga kushtetuta dhe është futur në proces shkarkimi për këtë”, tha ai. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Rritet numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Rritet numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Zbulohet arsyeja përse Rihanna u nda nga Hasaan Jameel

Zbulohet arsyeja përse Rihanna u nda nga Hasaan Jameel

Europarlamentarja flet hapur: Hapja e negociatave nuk është recetë suksesi

Europarlamentarja flet hapur: Hapja e negociatave nuk është recetë suksesi

TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com