Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta nuk dekreton ligjin “Për rininë”, tre pikat shqetësuese kryesore

2019/12/09 at 1:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kaosi për Gjykatën Kushtetuese, Meta: Ardian Dvorani bën lojëra mafioze

Presidenti Meta ka kthyer për rishikim në Kuvend ligjin “Për rininë” pasi sipas tij ai bie në kundërshtim me parimet kushtetuese, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe fryma e këtij ligji nuk përputhet me interesat reale të rinjve shqiptarë dhe për rrjedhojë, ky ligj nuk është në harmoni me interesin publik e kombëtar.


Në arsyetimin e tij drejtuar Kuvendit, Presidenti rendit si pikë të parë shqetësuese pikën 2 dhe 3 të nenit 9 dhe pikën 2 të nenit 10.

Ligji parashikon në këto nene ngritjen e dy strukturave të reja Këshillit Kombëtar të Rinisë dhe Këshillit Vendor të Rinisë.

Pika 2 dhe 3 e nenit 9 parashikojnë që “Këshilli Kombëtar i Rinisë kryesohet nga ministri përgjegjës për rininë…Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rinisë emërohen me urdhër të ministrit përgjegjës për rininë. Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së anëtarëve, si dhe mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Rinisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Ndërsa pika 2 e nenit 10 parashikon që “Këshilli vendor i rinisë kryesohet nga kryetari i bashkisë…Anëtarët e këshillit vendor të rinisë emërohen me urdhër të kryetarit të bashkisë.”

Sipas Presidentit Meta “kjo mënyrë organizimi dhe përfaqësimi të vullnetit rinor, sipas dispozitave të mësipërme, duket se tenton vendosjen nën kontroll politik të gjithë organizimit dhe jetës rinore në vend, gjë e cila do të ishte rezultati më i rëndë i shkeljes të të drejtave dhe lirisë së shprehjes të pjesës më jetësore të shoqërisë dhe cenim të demokracisë në vendin tonë.”

“Ky proces emërimi politik dhe ky nivel përfaqësimi që ngelet sërish në lirinë e veprimit të një funksionari politik vendos realisht nën kontroll dhe mbikëqyrje rininë shqiptare dhe krijon rrezikun që çdo përfaqësues me peshë dhe zë objektivisht opozitar me vullnetin politik që qeveris qoftë në nivel vendor apo vendor, të ngelet jashtë këtyre organizmave apo zëri i tij të mos merret parasysh.”, shkruan Presidenti Meta në argumentimin që shoqëron dekretin.

Më tej Meta shton se ky ligj nuk përmbush as dhe parashikimet e nenit 7 të Kartës Sociale Evropiane që garantojnë të drejtën e rinisë për mbrojtje.

“Në asnjë paragraf të ligjit nuk thuhet se cilat do të jenë mekanizmat për të nxitur nismat që do të ndihmonin në nxitjen e vetëpunësimit, apo punësimit të të rinjve që vijnë nga shtresat e lëna mënjanë dhe ato në nevojë. Ky do ishte një rregullim thelbësor përmes ligjit që mund të përmirësonte në mënyrë graduale cilësinë e jetesës të të rinjve brenda vendit, si dhe rritjen e besimit të tyre se këtu në Shqipëri ata kanë një të ardhme për të ndërtuar të sigurt jetën e tyre. Jo vetëm kaq, por nisur nga situata e krijuar ku të rinjtë shqiptarë po ikin gjithmonë e më shumë me dëshirë për të ndërtuar jetën jashtë vendit, ky ligj duhet ndërkohë të ofronte mundësi reale dhe shpresë që të dekurajonte emigrimin e tyre jashtë vendit. Kjo gjë nuk garantohet me këtë ligj.”

Së treti Meta argumenton se problem në këtë ligj paraqet edhe pika “ç” e nenit 8 e cila përcakton si një ndër funksionet e institucionit përgjegjës për rininë “mbështet ngritjen e kapaciteteve të njësive dhe strukturave në nivel qendror dhe vendor”.

Kjo pikë paraqet paqartësi sipas Presidentit pasi nuk është e qartë se si një strukturë e varur nga Këshilli i Ministrave do të mbështetet për rritje kapacitetesh nga ministria përkatëse për rininë.

“Pra, një strukturë varësie nuk mundet kurrsesi të ngarkohet me kompetenca që do të ushtrohen për të gjitha institucionet e pushtetit qendror, akoma më e paqartë bëhet situata kur këto kompetenca ushtrohen ndaj pushtetit qendror.

Vlerësohet se shtrati ligjor, me të cilin ministria përgjegjëse apo organet e tjera do të funksionojnë, është i paqartë; për pasojë, cenon sigurinë juridike të vetë ligjit objekt shqyrtimi dhe bën të krejtësisht të pasigurt realizimin e qëllimit për të cilin kjo normë e re ligjore po miratohet.”

Në fund të shkresës drejtuar Kuvendit, Presidenti i bën thirrje deputetëve të trajtojnë objektivisht problematikat e rinisë në shqiptare duke e vlerësuar atë si burimin më të rëndësishëm të Shqipërisë.

“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Duke vlerësuar se burimi më i rëndësishëm i Shqipërisë janë të rinjtë dhe, bashkë me ta, e ardhmja e vendit, ligji nr. 75/2019 do të duhej të trajtonte objektivisht dhe realisht të gjitha shqetësimet e rinisë shqiptare, në përputhje me vlerat thelbësore të lirisë, shtetit ligjor, barazisë, pavarësisë, mirëqenies dhe sigurisë së të rinjve, duke i mbështetur ata me qëllim sigurimin e mundësisë për punësim të denjë, si dhe sigurimin e shërbimeve të tjera aq shumë jetike për ta.

Krijimi i një kuadri ligjor që respekton dhe mbron të drejtat e të rinjve, garanton parimin e barazisë dhe promovon raste dhe mundësi të barabarta të tyre; për rrjedhojë, është mjeti më efikas për krijimin e demokracisë së konsoliduar dhe shtetit ligjor.”. /Opinion.al

Etiketa: Kuvendiligji per rininemeta


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
“Dhunë dhe falsifikim identiteti”, arrestohet vëllai i deputetes

“Dhunë dhe falsifikim identiteti”, arrestohet vëllai i deputetes

Veseli niset për në Hagë, do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Veseli niset për në Hagë, do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Dorëhiqet gjyqtarja që firmosi  masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Dorëhiqet gjyqtarja që firmosi masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}