Rajoni

Veseli niset për në Hagë, do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 09/12/19 |
xhu lia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar drejt Hagës për t’u marrë në pyetje  nga Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Holandë.

Para nisjes, Veseli u ka thënë mediave në Prishtinë se “Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe”.

“Të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, -tha Veseli.

Ashtu si ish-komandantët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe Veseli tha se ndihet krenar për luftën e UÇK-së.

“Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”,-tha Veseli.

Veseli do të merrej në pyetje  më 4 dhjetor, mirëpo për shkaqe teknike diçka e tillë është shtyrë për në 10 dhjetor./Opinion.al/

Pas