Kryesore

Basha ripublikon propozimin me 5 pika: Të ndalojmë dimrin ekonomik


               Publikuar në : 14:47 - 09/12/19 |
xhu lia

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka risjellë edhe njëherë në vëmendje 5 propozimet e bëra nga kjo forcë politike,  që qeveria duhet të marrë parasysh sa i takon zonave të prekura nga tërmeti.

Basha është shprehur se për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, sjellë në vëmendje paketën  me propzimet për rimëkëmbjen e Biznesit.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste,”-përfundon kryetari i PD-së./Opinion.al/

Pas