Reperi amerikan 21-vjeçar Juice WRLD ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Sipas mediave të huaja ai ndodhej në Aeroportin Midway të Chicagos gjatë mëngjesit të sotëm.
Në çastin kur është ndjerë keq, reperi amerikan ka patur gjakderdhje nga goja. Gjatë transportimit në spital ai ishte ende i vetëdijshëm dhe disa çaste më vonë humbi jetën.
Emri i vërtetë i tij ishte Jarad A Higgins, ndërkohë që në këtë periudhë ai po zhvillonte koncerte në shtete të ndryshme./Opinion.al/