Dy fëmijë u gjetën pa jetë të shtunën afër Feniksit në SHBA pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha të borës që kapluan një pjesë të vendit.
Stuhia e madhe kishte bllokuar edhe shumë fluturime në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit për shkak të Festës së Falënderimeve.
Ekipet e kërkim-shpëtimit me sukses arritën të shpëtojnë katër fëmijë të tjerë dhe një të rritur të cilët ishin bllokuar nga bora.
Dy nga fëmijët të moshës 5 vjeçare, që u shpallën të zhdukur të premten, u gjetën të vdekur të shtunën, ndërkohë një fëmijë në Arizonë ende nuk është gjetur./Opinion.al/