Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armë dhe drogë, policia arreston dy persona në Tiranë

2019/11/21 at 9:50 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një person

Gjatë orëve të mbrëmjes, Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Tiranë, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy persona.


Sipas informacioneve, në këtë operacion janë sekuestruar armë dhe heroinë, ndërsa në pranga kanë rënë Klajdi Balla 23 vjeç dhe Donaldo Llupo 18 vjeç, të dy banues në Berat.

Polici kishte informacione se dy të rinjtë merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për këtë arsye ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh.

Arrestimi i tyre u bë tek stadiumi Dinamo dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 4 kg heroinë si edhe një pistoletë. Ndërkohë, policia është duke punuar për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kombinati”, zhvilluar nga Komisariati i Polciisë Nr. 6, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj.

Në pranga dy poseduesit, që njëkohësisht edhe shpërndanin lëndën narkotike të sekuestruar gjatë operacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. B., 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

– D. Ll., 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stadiumit Dinamo kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. B. dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e shtetasit D. Ll. dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al

Etiketa: drogePoliciuatirane


Ju sugjerojmë

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Bota

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

3 Korrik, 2026 10:35 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu
Bota

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

3 Korrik, 2026 10:16 am
Shkon në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Shkon në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

3 Korrik, 2026 10:13 am
Si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite
Bota

Si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite

3 Korrik, 2026 9:56 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Para
Dhoma e Përfaqësuesve miraton dy projektligje për të drejtat e Hong Kongut

Dhoma e Përfaqësuesve miraton dy projektligje për të drejtat e Hong Kongut

U arratisën gjatë transportit për në Kretë, zbulohen emrat e të dënuarve shqiptarë

I dënuar në burgun e sigurisë së lartë, fiton 1 milion dollarë nga qelia

Arrestohet 41-vjeçari që lëvizte i armatosur, çfarë iu gjet në banesë

Arrestohet 41-vjeçari që lëvizte i armatosur, çfarë iu gjet në banesë
















TE FUNDIT

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
3 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në...

Lexo më shumë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
3 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike. Në fokus...

Lexo më shumë

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
3 Korrik, 2026

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe...

Lexo më shumë

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu
3 Korrik, 2026

Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit të Moldavisë këtë të premte, në një zhvillim të papritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}