Bota

I dënuar në burgun e sigurisë së lartë, fiton 1 milion dollarë nga qelia


               Publikuar në : 10:11 - 21/11/19 |
el ida

Hope Olusegun Aroke, është i dënuar me 24 vite burg për mashtrim në internet megjthatë kjo nuk e ka ndaluar që të godasë sërish, këtë radhë nga qelia e tij në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja ka ndodhur në Nigeri, ku dyshohet se Aroke ia ka dalë të përfitojë 1 milion dollarë me një tjetër skemë ndërkombëtare megamashtrimi.

Sipas BBC, ai ka përdorur një “rrjet bashkëpunëtorësh” dhe ka shenjestruar persona të kombësive të ndryshme ndërsa për të kryer transaksionet e tij, Aroke përdori një emër të rremë, Akinwunmi Sorinmade.

Edhe pse në kuadër të vijimësisë së hetimeve, detajet e tjera nuk janë bërë ende publike ajo që dihet me siguri është që ai ka pasur akses të plotë në internet dhe një celular. Gjithashtu ai ka blerë shtëpi në lagjet më të pasura dhe një seri makinash luksoze të regjistruara në emrin e gruas së tij nga një burg i sigurisë së lartë.

Aroke u burgos në Lagos në vitin 2012, me akuzën për mashtrim në internet dhe u cilësua si koka e një rrjeti hakerash që klononin të dhënat e personave, përfshirë këtu llogaritë bankare, por dhe të gjitha veprimtaritë në celular./Opinion.al

Pas