Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

22-vjeçarja rrëfen tentativën e përdhunimit: Fillova të vrapoj, por…

2019/11/20 at 6:30 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
22-vjeçarja rrëfen tentativën e përdhunimit: Fillova të vrapoj, por…

Historia e sotme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është një denoncim i fortë. Për herë të parë, 22-vjeçarja Rovena Zeka denoncon me zë dhe figurë tentativën për përdhunim që iu bë në qytetin e Elbasanit.


Rovena që në moshën 1- vjeçare ishte larguar me familjen e saj drejt Italisë. Ishin studimet ato që e kthyen 22- vjeçaren në qytetin e Elbasanit. Në Tetor të vitit 2019, ajo merr me qira e vetme një banesë në qendër të Elbasanit. Edhe pse në fillim jetesa i’u duk më ndryshe se në Itali, ajo kishte filluar të ambientohej me stilin e jetesës dhe veshjen.

“Prindërit e mi janë shqiptarë. Që në moshën 1-vjeçare bashkë me familjen u larguam drejt Italisë. Historia që do ju tregoj ka shënuar një periudhë traumatike në jetën time. Kam dëgjuar për tentativë përdhunimi, por gjithmonë kam menduar se kjo gjë ju ndodh të tjerëve dhe jo mua, në fakt është një realitet kaq pranë nesh. Historia ime fillon ditën kur fitova një bursë studimi, mund të zgjidhja 3 vende për të bërë një kërkim shkencor për temën. Filimisht zgjodha Brazilin, por duke vlerësuar më mirë situatën mendova për Shqipërinë sepse ishte toka ime dhe do ishte më e thjeshtë të ambientohesha. Erdha në qytetin e Elbasanit për të ndjekur studimet në Universitet. Erdha gjatë muajit Tetor të vitit 2019, mora një shtëpi me qira në një lagje në qendër të qytetit. E mora vetëm, pa shoqe, nuk kisha frikë të rrija vetëm, nuk shihja asnjë lloj pasigurie dhe as nuk e mendoja të më ndodhte ajo që më ndodhi. Jeta në fillim m’u duk ndryshe nga Italia sepse nuk kisha asnjë shoqe. Universiteti fillonte pak më vonë, unë kisha ardhur para se doja të njihesha me qytetin. Lokalet ishin vetëm me vajza ose çifte dhe nuk kishte lokale ku një vajzë shkonte vetë. U ambientova mirë me stilin e jetesës, veshjen, Elbasani nuk ishte qytet i prapambetur, nuk u ndjeva jashtë Europës, derisa ndodhi ajo që ndodhi…”

Një natë teksa kthehej në shtëpi, Rovena tregon se një makinë ishte afruar pranë saj dhe 3 djem që ishin brenda kishin filluar ta ngacmonin dhe ofendonin. E trembur, ajo kishte telefonuar policinë.

“Një natë teksa kthehesha për në shtëpi, në orën 22 e 30 të mbëmjes, vura re se një makinë tip Golf i bardhë, filloi të qarkullonte shpesh në rrugën time, derisa u ndalua para meje. Brenda saj ishin 3 djem që filluan të më ngacmonin dhe të më ofendonin. Në një moment, makina u parkua para meje dhe prej saj doli shoferi, ai m’u afrua dhe unë nuk prita, por i ktheva vetë përgjigje: Nuk kam frikë prej teje, nuk kam mundësi që t’i apo shokët e tu që më duken të dehur mund të më trembni. Ndërkohë i telefonova policisë nga celulari dhe e vendosa me zë të lartë që ta dëgjonin edhe ata. Por, ai nuk e besoi se ajo telefonatë po i bëhej policisë dhe prandaj ma kthen: Nuk po merr policinë sepse këtu nuk ekziston policia.. Ndërkohë i dhashë policisë targën e makinës në prezencë të tij”.

Fillimisht Rovena mendoi se u larguan, por ata ndryshuan makinën dhe u rikthen sërish. U ulën në një kafe pranë vendit ku ajo po priste policinë dhe ishte studentja ajo që shkoi tek tavolina e tyre dhe foli me ta për t’iu bërë disa pyetje.

“Ata u larguan, bëra të iki për në shtëpi, por 3 djemtë u rikthyen me një makinë të dytë, një makinë blu kësaj radhe, mund të ishte FIAT por nuk jam shumë e sigurt. Qarkulloi shumë herë në rrugën ku po kaloja unë, nga posta dhe deri tek kryqëzimi i poliklinikës, ndërkohë unë e trembur po prisja policinë të cilë e kisha njoftuar gjatë kohës kur makinat bënë shkëmbimin. Nga makina blu ishin të njëjtët persona që filluan të më ngacmojnë sërish. Dalin nga makina dhe shkojnë tek një lokal afër vendit ku unë isha për të pritur policinë. Iu afrova tavolinës së tyre dhe iu them: Unë e shoh që ju jeni të dehur, por në të njëjtën kohë dua t’ju bëj disa pyetje. A keni motër, a keni vajza, si do të ndiheshit ju nëse ajo do ishte e trembur dhe nuk mund të kthehej në shtëpi për shkak të disa personave të dehur? Ata filluan të qeshin dhe unë ju drejtova njërit prej tyre, që ishte ai që tentoi të më përdhunonte. M’u duk si më i madhi prej tyre dhe që mund të logjikonte më shumë nga të tjerët dhe i them se jam e trembur..

Sipas saj, policia nuk i shoqëroi djemtë drejt komisariatit dhe vetëm pak minuta më vonë pas largimit të tyre, njëri nga djemtë rikthehet sërish dhe tenton ta përdhunojë.

“Pak më vonë mbërriti policia dhe unë ja tregova se cilët ishin djemtë që më ngacmuan, por policia nuk bëri asnjë veprim ndaj tyre. Mendova se do t’i merrnin me vete por asgjë. Policia nuk më shoqëroi as deri tek shtëpia. Nuk kisha bërë as 5 apo 6 hapa drejt kthimit në shtëpi, kur ndjeva praninë e një personi pas shpinës që po më ndiqte. Fillova të vrapoj, thjesht bëra pak hapa duke ndryshuar rrugën e shtëpisë nga frika se mos do më gjente në të ardhmen. Por, ai arriti të më kapte nga krahu, më shtriu në tokë, më kapi fort nga qafa dhe më rrëzoi. Filova të bërtas, m’u ul sipër dhe donte të më zhvishte, por kisha një ‘body’ dhe nuk arriti të ma hiqte. Ngaqë kisha këmbët e lira, mezi arrita t’i jap një shkelm në pjesët intime, ndërkohë ai më kafshoi. Ndërkohë që isha duke bërtitur, u ndez një dritë nga pallati. Ai e pa, u frikësua, u ngrit dhe u largua.

E shokuar, Rovena arrin në polici dhe vetëm ditën e nesërme, ajo shkon të bëjë kallëzimin kundër tyre. Të tre personat, sipas saj u arrestuan por më pas u liruan sërish.

“Në shtëpi shkova në gjendje shoku, qëndrova shumë orë pa u larë pa u ndërruar, e ulur në divan, e fiksuar në një pikë. Ka qenë ora 12 e ditës së nesërme kur shkova në polici për të bërë denoncimin. Nuk arrita ta bëja menjëherë pas ngjarjes, isha nën shok, nuk dija çfarë të bëja, nuk njoftova asnjë. Policia e Krimeve të Elbasanit më qëndroi shumë pranë, u bë një raport mjeko-ligjor. Të tre personat që më ndoqën me makinë u arrestuan në të njëjtën ditë të denoncimit, por u liruan të nesërmen. Kurse ai që tentoi të më përdhunonte, mesa di ka bërë disa ditë burg, por edhe ai u lirua për mungesë provash”.

Gjendja e saj nuk ka qenë e mirë. Vendosi të largohej drejt Italisë ku janë edhe prindërit e saj për pak stabilitet dhe qetësi mendore. Ajo sot kërkon që personi që tentoi ta përdhunojë, të dënohet!

“Pas incidentit nuk kam dalë më nga shtëpia, shkova në spital në gjendje shoku, qëndrova 2-3 ditë në spitalin e Elbasanit. Isha e traumatizuar, doja t’i bëja keq vetes për faktin që më ndodhi mua, urreja faktin që më ndodhi mua dhe e kisha si kujtim.Tani jam në Itali sepse kam nevojë për pak stabilitet dhe qetësi mendore, por do kthehem prapë në Elbasan të vazhdoj studimet. Nuk kam asnjë mëri ndaj atij qyteti, Shqipëria nuk është fajtore për këtë që më ndodhi mua, mund t’i kishte ndodhur kujtdo në çdo vend të botës. Por, nëse unë dua të denoncoj dhe dua të jem një zë për vajzat e tjera dhe ndërkohë gjykata liron personin brenda 4- 5 ditësh, si t’ja bëjnë ato vajza që jetojnë në të njëjtin qytet, me atë që e ka përdhunuar? Unë sot jam në Itali dhe e harroj këtë histori, Po vajzat e tjera çfarë mund të bëjnë? Ndaj kërkoj që personi që tentoi të më përdhunojë të dënohet sipas ligjit, nga ana tjetër nuk mendoj se dy të tjerët kanë faj”./Burimi Tv Klan/

 

Etiketa: historia imeperdhunim


Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Brad Pitt në një lidhje me aktoren e njohur?

Brad Pitt në një lidhje me aktoren e njohur?

Basha në Kongresin e PPE tregon projektin e tij për Shqipërinë Europiane

Basha në Kongresin e PPE tregon projektin e tij për Shqipërinë Europiane

Meghan dhe Harry janë gati për një fëmijë të dytë

Meghan dhe Harry janë gati për një fëmijë të dytë
















TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com