Këngëtarja Ariana Grande mësohet të ketë anuluar turin e saj të koncerteve pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka publikuar një postim në rrjete sociale ku bën të ditur pikërisht një fakt të tillë.
“Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur por ndiej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndiej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të marr frymë gjatë performancës. Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, –përfundon postimi i Grandes në rrjete sociale./Opinion.al/