Për këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha periudha e fundit duket se nuk ka qenë ndër më të mirat. Pak ditë më parë këngëtarja është shtruar në spital si pasojë e komplikacioneve nga një e ftohur.
Sipas statusit të saj në Twitter, Bebe ka bërë të ditur se pak kohë më parë ishte ftohur dhe ndonëse kishte marrë mjekime, gjendja e saj ishte përkeqësuar.
“Përfundova në spital. U ftoha gjatë pushimeve dhe u mjekova me antibiotikë për 10 ditë, por e ftohura u rikthye më e fortë. Nuk do ia uroja askujt këtë. Dita më e keqe. Shpresoj të bëhem më mirë. Qofshi mirë dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve.”- ka përfunduar statusin e saj në rrjete sociale këngëtarja./Opinion.al/