Kronikë

17-vjeçari humbi jetën, policia arreston drejtuesin e mjetit


               Publikuar në : 12:53 - 11/11/19 |
Al Do

Mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Elbasan, ndërkohë policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e makinës për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

18-vjeçari me iniciale F.F ka drejtuar automjetin tip ‘benz’ ku ndodhej edhe viktima Kristian Vasili. Sipas policisë mjeti i tyre ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Nga përplasja mbetën të lënduar Alban Dervishaj dhe Rei Oka të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas