Qindra mijëra persona morën pjesë në një protestë tjetër në Barcelonë për pavarësinë e rajonit të Katalonjës. Mediat spanjolle shkruajnë se mbi 350 mijë persona ishin të pranishëm në protestën e radhës, e cila kulmoi me përleshje të ashpra me forcat e policisë.
Në qytet u panë vazhdimisht njerëz të gjakosur, ambulanca dhe barrikada me zjarr, ndërsa së paku 6 persona u dërguan në spital për të marrë ndihmë të parë pas përplasjeve të dhunshme.
Prej 14 tetorit, Barcelona është kthyer në një qendër protestash nga mbështetësit e pavarësisë. Protestat u rikthyen pasi disa ditë më parë Gjykata e Lartë spanjolle, vendosi dënime të gjata me burg për ish drejtuesit e rajonit për rolin e tyre në organizimin e referendumit pro pavarësisë./Opinion.al