Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu, Basha: Rama refuzoi propozimin e ndërkombëtarëve më 9 qershor

2019/09/25 at 10:38 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dialogu, Basha: Rama refuzoi propozimin e ndërkombëtarëve më 9 qershor

Berlini zyrtar e bëri të qartë se duhet të nisë dialogu politik për të kaluar krizën në vend. Këtë të mërkurë kreu i PD-së, Lulzim Basha u pyet nëse është gati të ulet në dialog me Edi Ramën, pas kërkesës së bërë nga Gjermania.


Sipas Bashës, problemi që palët të ulen në dialog nuk është ai apo opozita, por kryeministri. Madje Basha tregoi se ishte i gatshëm të ulej në dialog me përfshirjen e ndërkombëtarëve që në 9 qershor, por këtë e ka refuzuar Rama/

“Në 9 qershor, i kemi thënë po propozimit ndërkombëtar. Ai ka refuzuar propozimin, ai ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar sepse donte të merrte gjithë pushtetin lokal. Pushteti i tij vjen përpara Shqipërisë, përpara shqiptarëve. Nëse iu lejojnë bëjani këtë pyetje, pse ka refuzuar ofertat faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Nuk është as Partia Demokratike, as opozita, as unë që kanë refuzuar dialogun”, tha kreu i PD-së.

Grupi kryesor i CDU/CSU në parlamentin gjerman ra dakort mbrëmjen e së martës që të votoj pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë duke renditur një sërë parakushtesh. Vendimi përfundimtar i parlamentit mbi i cili përcakton dhe linjat e pozicionit të Gjermanisë në Këshillin europian, pritet të miratohet pa ndonjë ndryshim, pas dy ditësh.

Kushtet për Shqipërinë janë të ndara në dy grupe, në ato që duhet të plotësohen para Konferencës ndërqeveritare, e cila shënon formalisht hapjen e procesit, dhe kushtet e tjera që do të duhet të plotësohen para hapjes së bisedimeve për kapituj konkret, që në rastin e Shqipërisë pritet të jenë kapitulli 23-24 që lidhen me Shtetin e së Drejtës (reforma e sistemit gjyqësor dhe të Drejtat themelore) dhe liritë themelore, sigurinë dhe drejtësinë.

Sipas kushteve të CDU/CSU konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin nga ana e Shqipërisë të dy kushteve: Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar si dhe të merret vendim për reformën zgjedhore”. Sa i takon kësaj reformë, deputetët gjermanë saktësojnë se ajo duhet të jetë “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje, duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019”.

Nisja e bisedimeve për kapituj konkretë, kushtëzohet me një numër më të madh çështjes, të pajtën 7 të tilla: Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore të inicuar; Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme; Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që janë të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve; Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar; Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar; Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese. Nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”, saktësohet në dokumentin e miratuar nga grupi i CDU/CSU./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

24 Qershor, 2025 11:50 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

24 Qershor, 2025 11:44 am
Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin
Aktualitet

Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin

24 Qershor, 2025 11:38 am
I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi
Aktualitet

I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi

24 Qershor, 2025 11:37 am
“Ndërprerja e luftës, imponim”/ Irani: Agresioni i mëtejshëm do të marrë përgjigje!
Bota

“Ndërprerja e luftës, imponim”/ Irani: Agresioni i mëtejshëm do të marrë përgjigje!

24 Qershor, 2025 11:30 am
Shkodër/Asgjësohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi, në hetim inxhinieri i pyjeve
Aktualitet

Shkodër/Asgjësohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi, në hetim inxhinieri i pyjeve

24 Qershor, 2025 11:20 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

24 Qershor, 2025 11:09 am
Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
Aktualitet

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

24 Qershor, 2025 11:01 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Para
Arsyeja e vizitës sekrete së mbretëreshës Geraldinë në Bourges më 1939

Arsyeja e vizitës sekrete së mbretëreshës Geraldinë në Bourges më 1939

Liderët botërorë thirrje për një takim të Trumpit dhe presidentit iranian

Liderët botërorë thirrje për një takim të Trumpit dhe presidentit iranian

Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore

Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore
















TE FUNDIT

Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

Vuçiç niset drejt Moskës
24 Qershor, 2025

Serbia ndaloi plotësisht eksportin e municionit, në kohën e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit dhe mes kritikave të shtuara nga...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
24 Qershor, 2025

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Kamëz, që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri....

Lexo më shumë

Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin

Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin
24 Qershor, 2025

Provimi i lëndëve me zgjedhje, pjesë e Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në përputhje me standardet dhe procedurat e sigurisë...

Lexo më shumë

I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi

I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi
24 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e një shtetasi, të dënuar në Belgjikë për ushtrim prostitucioni. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com