Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për Ballkanin?

2019/09/19 at 9:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për Ballkanin?

Nga ai pritet ndihmë në zgjidhjen e çështjeve shumë të ndërlikuara në këtë rajon.


Si „Holbrookun e shekullit 21″ e sheh revista beogradase “Vreme” (Koha) diplomatin amerikan Matthew Palmer. Gazeta kujton kështu ish-ndërmjetësuesin amerikan  Richard Hollbrook, i cili me stilin e tij, kërcënimet me bomba dhe punën intensive, ka arritur t’i bindë palët në Bosnje-Hercegovinë që të arrijnë marrëveshje paqësore. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo e ka emëruar tani zëvendëssekretarin për Ballkan dhe Egje, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, që paraqet më shumë se vetëm simbolikë. Menjëherë pas emërimit, Palmer ka vizituar pikat më nevralgjike në rajon, ku bëri të qartë, se krahas BE-së, Rusisë, Kinës dhe Turqisë, edhe SHBA do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në Ballkan. Nëse amerikanët do të marrin rolin udhëheqës, si dikur Holbrooke, mbetet të shihet. Por kjo me siguri që nuk mund të përjashtohet.

Mbështetësit e Palmerit

Opinioni amerikan e njeh Matthew Palmerin në radhë të parë si shkrimtar. Edhe babai i tij Michael ka qenë autor i njohur me romanet e tij thriller nga bota e mjekësisë, të përkthyer në shumë gjuhë. Vëllai i tij Danieli ka shkruar libra me tematikë Science Fiction. Historia dhe tematika e komunikimit kanë qenë shpesh në rend dite në shtëpinë tonë, shkruante dikur Matt. Të tre Palmerët kanë shkruar apo shkruajnë ende. Babai i tij Michael, ka vdekur në vitin 2013, pa pasur ambicie të mëdha në tregun e librit. Librat e Matthew me tematikë krimet dhe diplomacia, janë lexuar me vëmendje në Departamentin e shtetit, në veçanti pjesët ku bëhet fjalë për rrezikimin e interesave amerikane.

Palmeri dallon nga Richard Holbrooku, i njohur si një diplomat i ashpër. Ai është miqësor, pak i tërhequr dhe me karakter ndryshe. Misioni i madh amerikan, i cili lulëzonte në kohën e presidentëve Bill Clinton dhe George W. Bush, është zbehur në kohën e Barack Obamës dhe është shuar në kohën e Donald Trumpit. Palmer është mbështetur dikur nga ministrja e Jashtme e Clintonit, Madeleine Albright. Palmer ka qenë këshilltar i Bushit dhe në pesë romanet e tij ka paraqitur mendimet e veta. Një nga romanet e tij mban titullin madje „Misioni amerikan”.

Njohja me rajonin

Palmeri e njeh këtë rajon më mirë se gati të gjithë bashkëvendasit e tij të tjerë. Beogradi ishte stacioni i parë i diplomatit të ri Palmer, në vitin 1993. Deri atëherë ai ishte i interesuar për Lindjen e Largët dhe Japoninë. Pas Afrikës, Azisë dhe Qipros, Palmer është rikthyer prapë në Ballkan, sikur edhe heroi i romantit të tij të tretë „Ujku nga Sarajeva”, ku ai përshkruan vuajtjet shpirtërore të një diplomati amerikan nga tmerret e para në Srebrenicë. Në Beograd ai është njohur edhe me gruan e tij, me të cilën pjesën më të madhe të pushimeve e kalon në bregdetin malazez. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e ka përshëndetur emërimin e “dhëndrrit tonë”, si të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin. Ai tha se nga Palmeri pret shumë, që shkaktoi qeshje në sallën e diplomatëve të mbledhur në Bled të Sllovenisë. Mbetet të shihet nëse njohja e rajonit do të jetë përparësi apo mangësi për Palmerin. Por mendimet në Beograd janë të ndara. “Dhëndrri” shihet si pjesë e një aleance të natyrshme. Por Palmeri shihet edhe si një person që është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe Kosovës, me rastin e krijimit të qeverisë, e thuhet madje se e ka mbështetur Partinë Përparimtare të Vuçiqit.

Politikën amerikane ndaj Ballkanit e kanë dominuar muajt e fundit presidenti Trump dhe ish-këshilltari për sigurinë, John Bolton. Trumpi e ka mbështetur në dy letra dërguar krerëve të Serbisë dhe Kosovës shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Ballkan dhe Gjermani. Pas largimit të Boltonit, tani sytë janë drejtuar sërish nga Departamenti i Shtetit. Palmer ndryshe nga Boltoni nuk i përket grupit të ideologëve republikanë, të cilët hedhin poshtë konceptin multilateral dhe i besojnë shteteve nacionale. Por ende nuk është e qartë se si do të pozicionohet në çështjen e ndryshimit të vijës kufitare. „Në qendër të historisë qëndron gjithmonë një personalitet i fuqishëm”, shkruante dikur Palmer. Koncepti i tij i shkrimtarit i ngjan edhe konceptit politik. Në qendër qëndrojnë personat e fuqishëm, jo strukturat apo interesat e popullit, të pa artikualuara deri në fund. Të fuqishmit në pushtet në Beograd, Sarajevë, Banja Lukë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë me siguri që i gëzohen këtij koncepti./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Para
Pronat,ish-deputetët e PD takim me përfaqësues të komisionit të “Venecias”

Pronat,ish-deputetët e PD takim me përfaqësues të komisionit të “Venecias”

Vizat emigruese,Ambasada Amerikane në ndihmë të aplikuesve për paqartësitë

Vizat emigruese,Ambasada Amerikane në ndihmë të aplikuesve për paqartësitë

Si mund ti trajtoni problemet që keni me lëkurën?

Si mund ti trajtoni problemet që keni me lëkurën?
















TE FUNDIT

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
22 Qershor, 2025

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë...

Lexo më shumë

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër republikanin Thomas Massie, pasi ky i fundit deklaroi se sulmet amerikane ndaj Iranit...

Lexo më shumë

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
22 Qershor, 2025

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit të shmangë çdo veprim që mund të...

Lexo më shumë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com