Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.
Sipas njoftimit të policisë 41-vjeçari me iniciale V.A është plagosur me armë zjarri nga 31 vjeçari me iniciale I.D për shkak të një konflikti i çastit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të mërkure në një lokal në Bulqizë. 41-vjeçari është transportuar për në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet e ditur se autori i dyshuar i ngjarjes, i cili sipas policisë është me precedent kriminal, është larguar nga vendngjarja së bashku me një 24-vjeçar me iniciale D.S. Policia po vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al/