Kronikë

Durrës/Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua,arrestohet 28-vjeçari


               Publikuar në : 10:15 - 18/09/19 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gmbrëmjen e djeshme ka përplasur për vdekje një person në Rrotull, Durrës.

Mbi të riun rëndojnë akuzat “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.09.2019  u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat  penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi në mbrëmjen e  datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës./ Opinion.al E.Xh.

Pas