Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hong Kong

2019/08/14 at 10:20 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hong Kong

Matthias Böllinger-Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin kinez përhapen video, që të lenë tëkuptosh, se Kina po vendos në kufirin me Hongkongun policinë e armatosur popullore, trupa paraushtarake për ndërhyrje të armatosura rëndë. Kjo është një komponente e re e një dekori kërcënues, që po ndërton Pekini prej disa javësh. Mesazhi nga Pekini është: Ne jemi të gatshëm t’i mposhtim me dhunë protestat në Hongkong.


Frika është biznesi i diktaturës. Të pushteshmit kanë frikë nga populli dhe i kundërvihen atij që populli të ketë frikë prej tyre. Kina e ka perfeksionuar këtë sistem të demonstrimit të forcës. Shteti ka shumë mundësi për t’ua sjellë në vëmendje qytetarëve gatishmërinë e tij për dhunë – duke nisur nga telefonatat e sigurimit të shtetit tek punëdhënësi, e deri tek ndalimi i udhëtimeve e arrestimet arbitrate e torturat.

Humbet efekti i kërcënimeve

Në Hongkong udhëheqja kineze po përjeton, se kërcënimet nuk funksionojnë. Dhjetë javë në radhë hongkongasit protestojnë nëpër rrugë, por as dhuna e policisë dhe as arrestimet masive apo kërcënimet me dënime drakonike – deri në dhjetë vjet parashikohet dënimi në Hongkong për ata që marrin pjesë në “trazira” (riot)  – nuk i kanë stepur demonstruesit. Madje as kërcënimi gjithnjë e më i hapur për një ndërhyrje ushtarake nuk i tremb demonstruesit kryesisht të rinj. Aktualisht mund ta përfytyrosh disi të paaftë për veprim udhëheqjen kineze.

Vërtetë kërcënimet nga Pekini nuk janë bosh. Udhëheqja komuniste para 30 vjetësh në sheshin e paqes qiellore e dëshmoi, se është e gatshme të qëllojë ndaj popullit të vet, nëse sheh t’i kërcënohen interesat e saj. Pekini nuk njeh skrupull.

Këtë e dinë edhe demonstruesit. Nëse i pyet ata, se a kanë vërtetë një shans, që protesta e tyre të jetë e sukseshme, përgjigja është një “jo” e prerë. Vitete e kaluara Pekini është përpjekur hapur që të zgjerojë influencën ndaj qytetit. Politikanë të padëshiruar të opozitës janë përjashtuar nga parlamenti, mungesa e respektit ndaj flamurit shtetëror është shoqëruar me dënime me burg, përkrahësit e lëvizjes së demokracisë më 2014 u zhdukën nëpër burgje.

Shumë demonstrues nuk kanë iluzione, se ata do të mund ta ndryshojnë këtë tendencë, por protesta në rrugë është për ta një ndjenjë, se ndoshta për herë të fundit kanë shansin ta thonë hapur mendimin e tyre. Ndërsa kryeministrja e Hongkongut paralajmëron, se qyteti “po përfundon në greminë”, demonstruesit kanë ndjenjën se ata gjithsesi ndodhen prej kohësh drejt greminës. Eshtë ndjesia e përhapur, se ata nuk kanë çfarë të humbasin më dhe ajo që bën të zbehet efekti i kërcënimeve nga Pekini.

“Perëndimorët do ta harrojnë atë”

Por në fakt Hongkongu mund të humbasë shumë. Një ndërhyrje do të thoshte fundi i qytetit si një treg ndërkombëtar i financave. Liritë, që ka gëzuar deri tani Hongkongu do tëmerrnin fund përgjithmonë. Por edhe Pekini nuk do të dilte lehtë prej një aksioni të tillë. Hongkongu është porta më e rëndësishme drejt botës ndërkombëtare të financave për sipërmarrjet kineze. Imazhet e një gjakderdhjeje në rrugët e tij do ta dëmtonin për vite besueshmërinë e Kinës me pretendimin si fuqi botërore, sanksionet e mundshme do ta preknin ekonominë e Kinës në një fazë të vështirë të saj. Në grindjen tregtare me SHBA-në, Kina do të dobësohej masivisht.

Deng Xiaoping, njeriu i masakrës në sheshin e paqes qiellore i pati hedhur poshtë asokohe rezervat lidhur me reagimet ndërkombëtare ndaj ndërhyrjes kundër demonstruesve me një fjali: “Perëndimorët do ta harrojnë këtë. “Nëse udhëheqja kineze vërtetë vendos t’i marrë parasysh të gjitha pasojat, as kësaj radhe atë nuk mund ta ndalojë askush. Ajo që mund të bëjnë tani demokratët perëndimorë është, që t’ia bëjnë të qartë Pekinit, se çmimi i dhunës do të ishte vërtetë mjaft i lartë./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Para
Foto/ Ja kush është i riu nga Shkodra që do të kryente vrasje në Tiranë

Foto/ Ja kush është i riu nga Shkodra që do të kryente vrasje në Tiranë

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk do të divorcohen së afërmi

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk do të divorcohen së afërmi

Kultivonin lëndë narkotike në Vlorë/ Dy në pranga, në hetim kryepleqtë

Kultivonin lëndë narkotike në Vlorë/ Dy në pranga, në hetim kryepleqtë
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com