British Airways ka ndërprerë të gjitha fluturimet për në Egjipt për një javë për arsye sigurie.
Zëdhënësit e linjës ajrore nuk dhanë një arsye sigurie konkrete se përse u anuluan udhëtimet por Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, kishte përditësuar seksionin e këshillave për udhëtimet e shtetasve të saj për në Egjipt.
Në dokumentin e publikuar thuhej: “Ka një rrezik të shtuar për veprime terroriste lidhur me aviacionin. Për udhëtimet nga Egjipti drejt Mbretërisë së Bashkuar janë vendosur masa shtesë sigurie”.
Udhëtarët që do të niseshin këtë të diel drejt Egjiptit janë informuar nga agjensia që udhëtimi është anuluar dhe se nuk do të ketë të tjerë gjatë javës raportojnë mediat britanike. /Opinion.al