Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u diskutua rreth deklaratave të opozitës në lidhje me mos lënien e zyrave të bashkive nga kryetarët e djathtë.
Për këtë temë ishin të ftuar në panel analisti Tomor Alizoti, analisti Armand Shkullaku, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, gazetari Mentor Kikia dhe analisti Mustafa Nan. Gjithashtu në lidhje telefonike Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Ndërkohë në pjesën e tretë të emisionit u transmetua një insert lidhur me ngjarjen e fundit në Kavajë, ku për shkak të përplasjes me armë mes dy bandave ka mbetur i vdekur një 50-vjeçar, i cili sapo kishte blerë bukë.