Lëkundjet e para të tërmetit që godit juglindjen e vendit ishin në orën 04:26 minuta. Epiqendra e këtij tërmeti me mangnitudë 5.3 ballë ishte në fshatin Floq, ndërsa kishte një thellësi 14 km.
Por që nga kjo orë e në vazhdim lëkundjet nuk kanë reshtur. Referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit deri tani janë regjistruar 15 lëkundje tërmeti.
Banorët u përfshinë nga paniku i lëkundjeve, ndërsa kanë kërkuar që të shpallet gjendja emergjente.
Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes u mundua të njoftonte se dëmet ishin të vogla, situata në terren duket krejt ndryshe.
Si pasojë e tërmetit janë shkaktuar shumë dëme materiale kryesisht në banesa por edhe persona të plagosur. Më poshtë po u sjellim disa foto të banesave të prishura në fshatrat e Korçës. / Opinion.al