Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat Nr 11 të kësaj partie është shprehur se të gjithë qytetarët duhet të jenë të pranishëm protestën e ditës së nesërmë për të rrëzuar qeverinë “Rama”.
Kryemadhi është shprehur se Rama ka keq qeverisur vendin, ndërsa shtoi se dhe LSI është bashkëfajtore për situatën ku ndodhet vendi, por sipas Kryemadhit, kjo gjë nuk përsëritet më.
Kryetarja e LSI, u bëri thirrje qytetarëve që protesta e nesërme të jetë paqësore, pasi i vetimi qëllim i saj është rrëzimi i kryeministrit Rama dhe jo sulmi ndaj institucioneve.
“Beteja jonë nuk është Edi Rama me grupin e tij. Beteja jonë është hapja e negociateve me BE. Nesër mos ndaloni. Nesër atje. Protestat tona paqësore janë protestat me të bukura që ka pasur Shqipëria. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna. Edhe pse njerëzit janë të mërzitur. nuk është detyra jonë të sulmojmë godinat, beteja jonë është të rrëzojmë sistemin e kalbur të Edi Ramës. ne e dimë që policët që janë motrat dhe vëllezërit tonë janë në kushte jo të mira, me paga të ulëta. Ata rrijnë e mbrojnë një frikacak i cili nuk rri asnjëherë në zyrë. Ata kanë nevojë të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Nesër në protestë janë edhe ata me ne për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë krimin e organizuar që ka fytyrën e Edi Ramës. ju jam mirënjohëse për kurajon që me keni dhënë mua. Duhet të zhbëjmë këtë metastazë që pi gjakun e shqiptarëve prej 21 vitesh që kur mori postin e ministrit të kulturës. Ne kemi qenë bashkëfajtorë. E drejta e shqiptarëve nuk mund të nëpërkëmbet as nga Rama as nga Monika as Basha. Të gjithë kishin mëdyshje për alternativën tonë por nuk ka mision më të pastër se të garantosh të ardhmen e shqiptarëve. Na del një detyrë e madhe sepse duhet të ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat që jetojnë jashtë të kthehen në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi./ Opinion.al E.Xh.